Zupa Angleze

Perberesit per rreth 8 kupa zupa rreth 200ml secila

pandispanje te pregatitur sipas recetes qe do ta gjeni ketu, ose biskota Savoiardi
-500ml krem pastiçerie sipas recetes qe e gjeni ketu
-100gr çokollate te zeze

…per te lagur pandispanjen/savoiardit

-200ml uje
-100gr sheqer
-100ml alchermes ose amareto (lloj pije alkoolike)

Pregatisim si fillim kremin e pastiçerise sipas recetes qe do ta gjeni ketu derisa te rezultoje pak me i trashe se zakonisht. E ndajme ne dy pjese dhe njeres prej tyre i shtojme çokollaten e grire holle duke e perziere shpesh derisa te shkrihet plotesisht. Ne kete menyre kemi perftuar kremin e pastiçerise tradicional dhe ate me çokollate te cilet do ti alternojme midis tyre.

Presim pandispanjen (ose biskotat) sa diametri i kupave ku do te pregatisim zupat duke llogaritur 2 disqe pandispanje per cdo kupe, pra gjithesej 16.

Pregatisim shurupin per te lagur pandispanjen duke shkrire sheqerin ne uje ne zjarr te ulet, shtojme alchermes, fikim zjarrin dhe e leme shurupin te ftohet. Ne momentin qe shurupi eshte ftohur plotesisht, zhysim nje nga nje disqet e pandispanjes ose biskotat savoiardi te ndara ne dy pjese per pak sekonda, ne menyre qe keto te lagen, por jo te squllen. I vendosim ne fundin e kupave, shtojme nje shtrese kremi me çokollate me ndihmen e nje luge ose xhepi pastiçerie, shtrojme nje shtrese tjeter pandispanje dhe se fundi nje shtrese kremi pastiçerie tradicional. Se fundi, i zbukurojme zupat me pak krem çokollate, me krem pana te rrahur ose me copezat e pandispanjes te mbetura.

E vendosim ne frigorifer per minimumi 2 ore perpara se ta servirim.

*Keshille: Nese kete embelsire ja servirni femijeve ose nuk doni te perdorni pije me alkool, ne ju sugjerojme te zevendesoni kete te fundit me qumesht, leng luleshtrydhe, ose shurup luleshtrydhe. Gjithashtu, zupat mund ti zbukuroni edhe me fruta te fresketa, ose t’ia shtoni brenda kremit te pastiçerise.

Article Categories:
Pudingë

Comments

Don't Miss! random posts ..