Përbërësit:
- Mango,
- avokado,
- barbaroz,
- vaj ulliri,
- kos,
- havjar të zi,
- limon,
- karkaleca deti të qëruara,
- piper të zi dhe
- rrepa.
Përgatitja:
Qërojmë mangon nga lëkura e tij dhe e presim ne feta të holla. Pastrojmë avokadon e lyejmë me lëng limoni, e presim përgjysmë dhe e vendosim në qendër të pjatës. Në majë të avokados vendosim një rrepë të kuqe që të krijojmë idenë e kokës së zogut. Mangoja do të na ndihmojë që ne të krijojmë flatrat si dhe sqepin e zogut. Haviarin e zi e vendosin në qendër të rrepës së kuqe që të japi idenë e syrit të zogut.
Ndërkohë marrim karkalecat të cilat i kemi marinuar me vaj ulliri dhe me lëng limoni, i presim përgjysmë dhe i vendosim në pjesën fundore të avokados në mënyrë të atillë që të formojmë bishtin.
Për zbukurim marrim një pjepër të cilin e kemi prerë përgjysmë në mënyrë horizontale në formë luleje dhe e pastrojmë nga pjesa e brendshme.
Në një pjatë të thellë hedhim pana të rrahur, mango të grirë në rende, kripë, piper, pak barbarozë dhe i përziejmë së bashku. Në momentin që salca është e njëtrajtshme shtojmë edhe karkalecat të cilat i kemi prerë në copa të vogla. Masën e krijuar e hedhim në pjeprin në formë luleje. Për zbukurim sipër masës shtojmë një rrepë të kuqe si dhe pak barbarozë.