Përbërësit:
-500g qershi pa bërthamë,
-100g sheqer,
-1 lugë çaji lëng limoni,
-100ml ujë.
Përgatitja:
Ziejmë qershitë për dhjetë minuta në 100ml ujë. Shtojmë sheqerin dhe lëngun e limonit. I ziejmë edhe dhjetë minuta, i heqim nga zjarri dhe i lëmë të ftohen para se t’i fusim në një vazo qelq.