Xhem nga lëvorja e portokallit

Perbersit:

– lëvorja e portokajve prej 3 kilogramësh
– 1 kg sheqer
– 2,5 di ujë

Gatimi:

Portokajtë lahen mirë dhe qërohen. Lëvores i pritet gjysma e shtresës së bardhë dhe lihet në ujë për 4-5 ditë. Uji ndërrohet për çdo ditë.

Pas këtij veprimi lëvorja prehet në rriska. Nga sheqeri e uji zihet shurupi, në këtë shurup qiten rriskat e lëvores dhe lihet të ziejë 30 minuta. Masa e nxehtë derdhet në kavanoza dhe mbyllet mirë.

Vërejtje: Në të njëjtën mënyrë përgatitet edhe xhemi nga lëvorja e limonit.

Article Categories:
Reçelëra

Comments

Don't Miss! random posts ..