Xhaxhanik me patellxhana e kos

Perberesit: 1kg palltexhane,1kg kos i trashe,2-3 luge salce kosi,,4-5 thelpinj hudhre ose me shume sipas deshires,pak spec djeges,1 luge uthull dhe 5-6 luge vaj ulliri ose me shume sipas deshires, kripe! Kjo pjate mund te perdoret si meze shoqeruese per raki ose shoqeruese per pjate te ndryshme si: pilaf, makarona, gjelle me patate.

Pergatitja: Marrim palltexhanet dhe pasi i kemi lare i pjekim avash avash ne tigane-zgare pa yndyre, pasi te jene pjekur i qerojme lekuren dhe i grijme ne makine mishi ose i copetojme me thike shume imet e imet, masen e perftuar e hedhim ne nje tas dhe grijme thelpinjte e hudhres dhe specin djeges, me pas hedhim kosin, salcen e kosit, kripen uthullen dhe vajin e ullirit, pasi i perzjejme mire e mire e fusim ne frigorifer te pakten 6-7 ore para se ta sherbejme! Kjo salce mund te duroj neper kavanoza qelqi deri ne 3 dite ne frigorifer, sherbehet e ftohte nga frigoriferi.

 

 

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..