Wafle me Çokollatë

Përbërësit:
200 gr miell,
100 gr miell misri,
10 gr sheqer,
2 vezë,
500 ml litra qumësht,
30 gr vaj, Çokokrem,
10 gr sodë bukë dhe kripë

Përgatitja: Në fillim rrahim vezët me sheqerin derisa të shkrijë. Shtojmë qumështin dhe vajin dhe vazhdojmë t’i përziejmë. Ndërkohë në një tas përziejmë miellin e grurit me sodën e bukës, kripën dhe miellin e misrit. I hedhim ato tek vezët e rrahura dhe i përziejmë ngadalë, derisa të krijohet një masë homogjeni brumi, jo e fortë, por e lëngshme. Paralelisht vendosim tostierën të nxehet në temperaturë maksimale. Hedhim brumin në tostierë dhe e lëmë të piqet. E vendosim në pjatë, e presim në copa dhe e lyejmë sipër me çokokrem.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..