Sallata jeshile është një artikull i shëndetshëm dhe me çmim të volitshëm i cili nuk duhet të mungojë në tryezat tona.
Sallata jeshile është një artikull i shëndetshëm dhe me çmim të volitshëm i cili nuk duhet të mungojë në tryezat tona. Ajo përmban 90% ujë. Fletët me ngjyrë të errët janë të pasura me folate dhe përmbajnë mjaft betakarotine, vitamine C dhe kalium.
Sallata jeshile ka vlerë të ulët kalorike, rreth 13 kalori në 100 g. Është e dobishme për tretje si dhe për punën e mëlçisë. Kombinohet shumë mirë me të gjitha llojet e ushqimit, sidomos me mish dhe me peshk./keshilla/