Sipas një studimi amerikan, mos konsumi i mishit mund të rrisë jetëgjatësinë.
Studiuesit morën në analizë zakonet e ngrënies së 73000 anëtarëve të një komuniteti fetar ku vegjetarizmi ishte dominues. Por kishte edhe persona të tjerë të cilët ishin mishëngrënës.
Rezultatet e studimit treguan se vdekjet në mesin e vegjetarianëve ishin më të pakta, rreth 12% më pak. Arsyeja sipas studiuesëve ishte zgjedhja e një diete pa mish, duke çuar në mbrojtjen kundër sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe diabetit dhe problemeve të veshkave.
Ky është një lajm i mirë duke qënë se pas disa vitesh prodhimi global i mishit do të jetë i pamjaftueshëm për të ushqyer të gjitha qeniet njerëzore.