Ushqimi që ju bën të lumtur!

Duke u bazuar në hulumtimin më të ri, disa ushqime kanë të njëjtin efekt sikurse edhe antidepresivët. Nutricistët janë shumë të sigurt se pikërisht këto ushqime mund t’ju ndihmojnë që të ndiheni në mënyrë fantastike.

Çokollata e zezë

Pos faktit se është shumë e shijshme, çokollata e zezë ka një sasi të madhe të magnezit – mineral ky i cili qetëson muskujt dhe zvogëlon tensionimin. Pos kësaj, çokollata e zezë është e pasur edhe me triptofan, i cili ndihmon në zvogëlimin e simptomave të depresionit.

Skumbri

Skumbri dhe arrat janë ushqime të pasura me plot acide ‘omega-3′, të cilat ndihmojnë në luftën kundër depresionit dhe ndryshimit të disponimit. Po ashtu përmirësojnë kujtesën dhe përqendrimin.

Spinaqi

Këto gjethe të gjelbra përmbajnë acidin folik, i cili ndikon në përmirësimin e disponimit. Acidi folik është një antioksidues që punon në mbrojtjen e qelizave të trurit nga radikalët e lirë që ndikojnë në humbjen e energjisë dhe rënien e disponimit.

Mishi i pulës

Ky lloj i mishit është i pasur me vitaminat B12 që ndikojnë në qetësimin e trupit tuaj. Mungesa e këtyre vitaminave mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe pa disponim.

Avokado

Pos se është shumë i dobishëm për lëkurën, flokët dhe thonjtë, avokado në mënyrë të dobishme ndikon në neuro-transmetuesit, shkaku se është i pasur me serotoninë.

Jogurti

Jo vetëm se shihet si një ushqim magjik, por probiotikët që gjenden në jogurt përmirësojnë disponimin, si dhe ndikojnë në forcimin e sistemit imun.

Çaji i gjelbër

Çaji i gjelbër është përplot me teaninë, antioksidues ky që ndikon njësoj sikurse qetësues.

Frutat e malit

Boronicat, dredhëzat dhe mjedrat janë të pasura me antocianid dhe materie ushqyese që ndihmojnë në zvogëlimin e simptomave të stresit dhe të depresionit.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Këshilla

Don't Miss! random posts ..