Ushqimet efikase kundër alergjive vjeshtore

Ushqimet efikase kundër alergjive vjeshtoreKruarja dhe skuqja e syve, teshtima, shkuarja e hundëve, kollitja dhe dhembja e fytit janë vetëm disa nga simptomat që paraqiten te personat alergjikë, por që mund të largohen me efikasitet me anë të disa gjësendeve ushqimore

1. Brokoli

Brokoli është plot vitaminë C dhe i përket familjes së lulelakrës, ku të gjitha bimët e kësaj familjeje janë efikase për hapjen e sinuseve të inflamuara. Shkencëtarët kanë dëshmuar se 500 mg vitaminë C ndikojnë pozitivisht në largimin e alergjisë, e vetëm në një gotë brokoli të freskët gjenden 80 mg të kësaj vitamine.

2. Lakra jeshile

Sikur edhe brokoli, lakra jeshile përmban sasi të mëdha të vitaminës C, por përmban edhe sasi të konsiderueshme të vitaminës A, e cila po ashtu ka rëndësi në luftimin e alergjive. Është parë se astma dhe alergjitë e tjera paraqiten më shpesh te njerëzit, të cilëve u mungon kjo vitaminë.

3. Sallata e gjelbër

Nëse deri më tani kjo bimë nuk ka bërë pjesë në menynë tuaj, atëherë është momenti i fundit që ta përfshini atë. Karotenoidet e sallatës së gjelbër janë plot me vitaminë A, por duhet pasur kujdes që sallata të mos trajtohet me temperatura të larta, të cilat e shkatërrojnë këtë vitaminë.

4. Hudhra dhe qepa

Hudhra dhe qepa janë të pasura me bioflavonoidet e quajtura kuercetinë. Disa shkencëtarë besojnë sesi kuercetina është një substancë antihistaminike, e cila është e dobishme kundër alergjive.

5. Kungujt dhe kungulleshkat

Edhe kungujt janë të pasur me vitaminë A, e mënyra më e mirë e përgatitjes së tyre është në formë të supës. Ata, bashkë me kungulleshkat, munden edhe të gërryhen dhe të përdoren për pite, si dhe në gjella të ndryshme. Janë shumë efikase kundër alergjisë.

6. Karota

Beta karotina që gjendet në karotë është kundërshtar i alergjive që shkaktohen nga bimët e ndryshme në natyrë. Për ta arritur një efekt më të mirë, karotën nuk duhet ngrënë të freskët, por lehtë të zier.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Këshilla

Don't Miss! random posts ..