Turli vere me bamje

Perbersit:
-1/2 kg bamje
-4 domate te kuqe te pjekura
-1 qepe te madhe
-3 thelbinj hudhre
-pak rrenje xhenxhefili te fresket
-buljon mishi ose pule
-nje luge embelsire salce speci te kuq djeges (ne mungese te tij 1 luge gjelle salce domateje)
-kripe , piper
-5-6 luge gjelle vaj ulliri
-pak uje

Qepet pritini si per gjelle , hudhren dhe xhenxhefilin grijeni holle dhe vijini ne skuqen ne tave.
Me pas shtoni aty dhe salcen e specit (ose domates) , buljonin e mishit (ose te pules) , pak uje si dhe kripen dhe perzijini.
Bamjet pritini ashtu sic i shihni ne foto , pergjysem.Priteni bamjen momentin e fundit , kjo parandalon qe nga bamja te rrjedhe ai lengu ngjites qe shume prej jush nuk e kane qejf.
Vijini te skuqen ne nje tave tjeter nen zjarr te forte per 3-5 minuta , pasi ky i fundit serish parandalon rrjedhjen e lendes ngjitese nga bamja.
Me tej hidhini bamjet e skuqura ne salcen qe pergatitet me pare (me qepe, hudhra,xhenxhefil etj) , shtojini siper dhe 4 domatet e grira holle dhe piperin dhe lejini te zihen per pak minuta ne zjarr te ulet.

Servireni te ngrohte.
Ju befte mire!/yummania/

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..