Turli me perime

turliTurlia me perime mund të bëhet me ose pa kaurdisje. Në rastin e parë, perimet e ndryshme, si karotat, patëllxhanët, patatet etj., pastrohen, lahen dhe priten në forma kubi me mëdha. Bamjeve u hiqet bishti në formë konike, ndërsa mashurkave u qërohet bishti, maja dhe fijet. Në tenxhere me yndyrë kaurdisen me radhë perimet, të cilat pastaj vendosen shtresa-shtresa në tenxhere. Në fillim vihet një shtresë domatesh dhe pastaj perimet me radhë shtresa-shtresa ose në rreshta, zakonisht patatet vendosen sipër. Në yndyrën e mbetur nga kaurdisja bëhet salca. Kaurdiset qepa e prerë në formë kubike, pastaj shtohen domate të qëruara ose salcë, kaurdiset edhe pak, hidhet kripë, piper, majdanoz e ujë. Kur salca merr valë, hidhet sipër perimeve, të cilat mbulohen me feta domatesh. Pastaj sipër vihet një pjatë, mbulohen me kapak dhe lihen të ziejnë në zjarr të ngadalshëm derisa të jenë gati. Kur gjella vendoset në pjatë, në fund i hidhet majdanoz i grirë hollë. Turlia mund të bëhet edhe me perime, pa i skuqur. Në këtë rast përdoret vaj ulliri. Perimet pastrohen, priten si më sipër dhe vendosen në tenxhere ose në tavë në rreshta. Në fillim vihet një shtresë me domate, pastaj perimet shtresa-shtresa; ndërrrkjet shtresave të perimeve vendosen qepë e grirë, kripë, piper, majdanoz. Mbulohen me kapak dhe ziejnë në zjarr të ngadalshëm. Kur përgatiten në tavë, piqen në hirrë. Në fund i hidhet majdanoz i grirë hollë.
Për 4-5 persona duhen: perime 1.5 kg, vaj 2 filxhanë kafeje, qepë 1-2 kokrra, domate 4- 5 kokrra, kripë, piper, majdanoz.
Këshillë: Sa më të mëdha të priten perimet, aq më pak e humbasin vlerën ushqimore gjatë zierjes.

 

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..