Turli alternative vere

E titullova keshtu pasi kjo gjelle u be me disa asortimente me te ndryshme nga ato te turliut te zakonshem.
Per kete turli une perdora:

5 karrota te vogla
300 gr fileto pule
3 patate te mesme
3 domate zemerkau
vaj sipas deshires suaj (une perdora 3 luge gjelle)
nje luge kerri
kripe ,piper i zi
nje grusht majdonoz

Si fillim hiqjani lekurat patateve,karrotave dhe domateve dhe prijini te tera ne forme kubash te vegjel.
Nderkohe vijeni dhe pulen te zieje dhe pasi te kete zier hiqeni nga zjarri , lijeni te ftohet disi me tej ndajeni ne fije.Pastaj perzieni pak me kerri.

Patatet dhe karrotat mund dhe ti skuqni por une per vete do ju keshilloja ti zini ne nje tenxhere me avull .
Nga ana tjeter, ne nje tave vini domatet e prera ne copa te vogla dhe lijini ashtu te shkrihen vete .Pas disa kohe shtojini dhe majdanozin e grire holle.

Ne nje tas qelqi qe e duron nxehtesine , hidhni patate dhe karrotat e ziera , pastaj pulen qe e keni bere fije fije , duke i shtuar vajin , kripen, piperin dhe kerrin.Siper ketyre hidhni miksturen me domate.Lijini pak te piqen ne furren e ndezur qe me pare ne 150 gr C deri sa te piqen.
Turlia eshte gati.Servireni te nxehte .

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Comments

Don't Miss! random posts ..