Troftë në verë

troft-euml-n-euml-ver-euml-n-euml-m-euml-nyr-euml-spanjolle_hdPërbërësit:

• 4 trofta
• 6 lugë verë të kuqe
• 3 thelpinj hudhër
• 1 limon
• majdanoz, vaj ulliri, vaj
• kripë dhe piper i zi mbi peshqit

Përgatitja:

Me thikë i presim troftat nën kokë, ua largojmë lëkurën dhe i rendisim në enën e qelqit rezistuese ndaj zjarrit.

Në një enë e vëmë hudhrën e prerë në copë, majdanozin e grirë, hedhim kripë, piper të zi, verën e kuqe, 150 ml ujë dhe vaj dhe i përziejmë të gjitha.

Këtë marinadë e hedhim mbi troftat në enën rezistuese ndaj zjarrit. Troftat i lëmë në marinadë 30 minuta.

Enën rezistuese ndaj zjarrit e vëmë në furrë. Troftat i ziejmë 1 orë në temperaturë prej 200 gradë.

Pjatën për servim e zbukurojmë me gjethe të sallatës së gjelbër. Në njërën anë të pjatës i rendisim shkallë-shkallë copët e patateve të ziera. Në anën tjetër të pjatës i servojmë troftat në verë në mënyrë spanjolle.

Lëngun e një gjysmë limoni e shtojmë në enën rezistuese ndaj zjarrit, e përziejmë dhe marinadën e hedhim mbi peshqit. Zbukurojmë me degë kopre dhe feta limoni.

Article Tags:
Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..