Troftë e skuqur

receta gatimi per pergaditjen e troftes se skuqur

receta gatimi per pergaditjen e troftes se skuqurPër 4 persona nevoiten:

  • 600 g troftë ,
  • 200 g shpargull ,
  • 150 g zarzavate ,
  • 80 g bizele ,
  • verë të bardhë ,
  • vaj ulliri,
  • kripë e piper.

Pergaditja:

1. Pastrojini zarzavatet dhe skuqini me pak vaj në një tigan, ziejini bizelet; veç ziejini shpargujt.

2. Në një tigan hidhni pak ujë dhe gjysmë gote me verë. Lëreni tiganin në zjarr derisa uji të ketë zierë, më pas hidhni troftën e ndarë në copa rreth 2 cm të trasha. Hidhni kripë, piper, mbulojini me kapak dhe lërini të kaurdisen për rreth 5 minuta.

3. Përgjatë kësaj kohe, hidhni zarzavatet (duke i rregulluar me kripë për të fituar shije) dhe lërini disa minuta. Hiqeni përbërjen nga zjarri, rregullojeni me pak vaj ulliri dhe servireni.

4. Gatimi shoqërohet me verë të bardhë të athët dhe me aromë lulesh.

Article Tags:
Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Comments

Don't Miss! random posts ..