Trifle me fruta

TriflePërbërësit:

1 kg dredhëza të pastruara,
2 lugë gjelle rum,
1 gotë sheqer,
2 gota krem gjalpi (mund të përdoret edhe ajkë),
250 gr manaferra,
0.5 kg kek i gatshëm.

Përgatitja:

Hiqni mënjanë 5-6 dredhëza për t’i përdorur në fund për dekorim. Copëtoni pjesën e mbetur të tyre dhe hidhini në një enë. Përziejini me gjysmën e gotës me sheqer dhe lërini për 45 minuta.

Ndërkohë në një enë të vogël përzieni manaferrat me rumin dhe vendosini mbi zjarr të ulët për disa minuta. Pasi të nxehet hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Në një enë të ftohtë hidhni kremin, shtoni dy lugë sheqer dhe përziejini derisa kremi të ngurtësohet. Mbajeni të ftohtë në frigorifer kremin derisa ta shërbeni.

Priteni kekun e gatshëm sipas enës ku do të vendosni ëmbëlsirën me një trashësi prej rreth 2 cm. Mbushni 1/3 e enës me copat e vogla të kekut të mbetur nga prerja. Vendosni një shtresë me purenë e dredhëzave dhe përhapeni. Pastaj vendosni një copë tjetër keku dhe përsëri pure. Në fund vendosni copën tjetër të kekut dhe sipër saj kremin. Mbi të vendosni dredhëzat që hoqët mënjanë në fillim dhe spërkatini me përzierjen e manaferrave me rumin. Mund të shtoni nivelet sipas dëshirës. Lëreni të ftohet në frigorifer rreth 2 orë para se ta shërbeni.

Article Categories:
Pudingë

Don't Miss! random posts ..