Trëndafila molle

Trëndafila mollePërbërësit:

– Një petë
-Dy molla të kuqe
– Gjysmë limoni
– Tri lugë gjelle me xhem të kajsive
-Kanellë
-Sheqer për dekorim

Përgatitja:

Preni mollën në mes dhe ndajeni në pjesë të holla.

Mbushni një enë me ujë, vendosini mollët e prera dhe shtrydheni limonin në të, por kujdes me farat.

Futeni në mikrovalë për tre minuta, e më pas zbrazeni ujin.

Vendoseni xhemin e kajsive në një enë, shtojani dy lugë gjelle me ujë dhe vendoseni në mikrovalë për një minutë.

Hapeni petën dhe ndajeni në gjashtë pjesë.

Secilin shirit të prerë lyeni me xhem dhe vendosini copat e mollëve.

Mbështilleni ngadalë në formë të lules dhe vendoseni në tiganin me zbrazëtira.

Hidhjani sipër kanellën dhe vërini në furrën e nxehtë.

Piqini për 40 deri në 45 minuta, në 190 gradë Celsius.

Pasi t’i nxirrni, hidhjani sheqerin për dekorim.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..