Tost me patëllxhan dhe sallam

Tost me patëllxhan dhe sallamPërbërësit:

-Patëllxhan,
-qepë,
-vaj ulliri,
-feta buke,
-sallam,
-djathë për tost,
-kripë, piper

Përgatitja:

Pastroni dhe prisni në feta të holla, së gjati, patëllxhanin. Prisni edhe qepën në feta të holla rrumbullake.

Në një tigan që nuk ngjit, me fare pak vaj, kaloni patëllxhanët. Në një tavë shtroni fetat e bukës e mbi to patëllxhanin, qepën, sallamin dhe djathin.

Futeni në furrën e parangrohur të piqet për disa minuta, deri sa djathi të ketë marrë ngjyrë të artë.

Rregulloni shijen me kripë dhe piper.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..