Tortilla spanjolle

Tortilla spanjollePërbërësit:

-3 patate

-3 vezë

-1 lugë gjelle vaj ulliri

-1 qepë

-kripë, piper i zi

-Peta të pjekura

Përgatitja:

Në fillim qërojmë patatet dhe i presim në feta të holla. I vendosim për pak kohë në një enë me ujë të kripur. Ndërkohë në një tigan ku kemi nxehur vajin më parë, shtojmë qepën dhe e skuqim sa të zbutet e të marrë pak ngyrë. Shtojmë aty patatet, i trazojmë vazhdimisht që të mos ngjiten dhe i skuqim në zjarr të lehtë. Ju hedhim kripë e piper.

Rrahim në një enë vezët, i shtojme tek patatet dhe i trazojmë të gjitha me njëra-tjetrën. I vendosim kapak dhe i lëmë në zjarr të ngadaltë. Lerini edhe për pak kohë, sa ta shihni që mund të jetë bërë dhe hiqini nga zjarri. Pasi të jenë ftohur mbushni petat e pjekura dhe shërbejini. Mund t’i hidhni pak vaj përsipër sipas dëshirës.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Vegjetariane

Don't Miss! random posts ..