Tortëza prej çokollate me dardhë

Përbërësit:

* 120 g çokollatë
* 120 g gjalpë
* 60 g miell
* 70 g sheqer i përpunuar
* pak bikarbonat
* 3 kokrra vezë
*1 lugë kakao pluhur
* 2 dardha të kuqe
*1 portokall
* 1 lugë sheqer e gjalpë, miell dhe kakao

Për salcën:
* 200 ml pana e freskët
* 2 të verdha veze
* 60 g sheqer
* xhenxhefil

Përgatitja:

1. Qërojini dardhat dhe pritini në katrorë të vegjël. Shkrini në tigan sheqerin dhe lëngun e portokallit. Shtoni dardhat dhe lërini sa të zbuten.

2. Më pas hiqini dhe përziejini. Purenë që përgatitët, hidheni në një tavë të shtruar me qese kuzhine ose tek mbajtësi i copave të akullit. Më pas vendoseni në ngrirje.

3. Shkrini me avull çokollatën me gjalpin. Ndërkohë, përziejini bashkë vezët, miellin dhe pjesën tjetër të përbërësve. Bashkojeni me çokollatën dhe trazojeni derisa të përgatitet një masë homogjene.

4. Mbushni me të formëzat prej alumini, të cilat i keni lyer më parë me gjalpë e miell të përzierë me kakao.

5. Përgatitni salcën duke zierë panën me xhenxhefilin. Shtoni të verdhat e vezëve, të cilat i keni rrahur më parë me sheqer. Ziejeni salcën me avull, derisa të arrijë temperaturën 80 gradë.

6. Merrni copëzat e ngrira të dardhës dhe hidhini nëpër formëza, duke i shtyrë paksa me gisht, që të futen sa më brenda përzierjes që përgatitët; piqini për 7 minuta me 200 gradë. Hiqini, nxirrini nga format dhe shërbejini me salcën e xhenxhefilit.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..