Përbërësit
-500 g tortelinë me djathë,
-100 ml vaj,
-100 g hudhër,
-500 g domate të freskëta,
-100 g pire me domate,
-10 g piper të bluar, kripë sipas nevojës, majdanoz.
Përgatitja
Në vajin e nxehtë shtoni hudhrën e copëtuar, duke i përzier ngadalë. Më pas shtoni domatet e freskëta, për të shtuar edhe piret nga domatja më pas.
Salcës i shtoni piper. Në ndërkohë tortelinën e zieni sipas udhëzimeve, dhe para se t’i shërbeni zbukurojini me mentë.