Tortë tuneli

Tortë tuneliPërbëresit:

Patishpani i bardhë:

6 të bardha vezësh,

6 lugë sheqer,

5 lugë miell,

1/2 filxhan kafeje,

vaj,

lëvore limoni.

Patishpani i kaftë:

5 vezë,

5 lugë sheqer,

5 lugë arra të bluara,

2 lugë miell.

Filli i verdhë:

6 të verdha vezësh,

6 lugë sheqer

6 lugë miell

6 dcl qumësht

250 gr.margarinë i zbutur

1 qese vanilje.

Filli i zi:

2 dcl qumësht,

8 lugë sheqer,

2 lugë kakao,

100 gr.çokollatë,

125 gr.margarinë,

100 gr.arra të bluara,

100 gr.arra të grimcuara,

200 gr.keks të bluar,

2-3 lugë rum.

Glazura:

200 gr.çokollatë.

Përgatitja:

Tundet patishpani i bardhë dhe derdhet në gjysmën e tepsisë katrore shporeti, të shtruar me letër të yndyrshme dhe të ndarë me një shirit kartoni. Tundet edhe patishpani i zi dhe derdhet në gjysmën tjetër të tepsisë. Piqen në furrë të nxehtë me temp. 200 gradë C.

Tunden 6 të verdhat e vezëve me sheqer. Shtohet mielli, përzihet mirë dhe masa hidhet në qumësht të vakët duke e përzier ose tundur vazhdimisht, gjersa të vlojë dhe të trashet.

Pasi të ftohet pak, shtohet margarini i prerë në copa të vogla dhe vanila. Të gjitha tunden mirë.

Në qumësht të nxehtë me sheqer, duke e përzier, hidhet kakaoja, çokollata e grimcuar, margarini i prerë në copa të vogla, arrat e bluara, arrat e grimcuara, keksi i bluar dhe rumi.

Filli i kaftë gatuhet në formë sallami dhe vendoset në mes të tabakut, ku do të vendoset torta.

Lyhet me një pjesë të fillit të verdhë. Mbulohet me patishpanin e bardhë të spërkatur me qumësht. Lyhet me fillin e verdhë.

Mbulohet me patishpanin e kaftë të spërkatur me rum ose lëng porokalli. Lyhet me fillin e verdhë.

Pasi të ftohet dhe të forcohet filli, mbi hidhet glazura e përgaditur me 200 gr. çokollatë të shkrirë në avull, me 2 lugë qumësht dhe 3 lugë vaj. Pasi të ftohet mirë, pritet në pjesë 11/2 cm trashësie.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..