Torte spinaqi me veze

Përbërësit (4 persona)
-350 gr brumë sfoliat
-500 gr spinaq
-250 gr gjizë të ëmbël
-100 gr djathë grana
-6 vezë
-1 e verdhë
-Kripë, piper

Përgatitja:
Lani spinaqin dhe vëreni për fare pak të ziejë në ujë me kripë. Grijeni imët me një thikë dhe shtojini dy vezë, gjizën, djathin, kripë dhe piper. 4 vezët e tjera ziejini, qërojini dhe lërini mënjanë.
Kur të hapni brumin sfoliat, lini pak veç në mënyrë që ta përdorni në fund për dekorim. Ndërsa me pjesën tjetër duhet të bëni dy rrathë sa diametri i tavës që do përdorni. Shtroni më parë në të letër kuzhine, pastaj petën e parë me anë më të gjera se ajo e sipërmja. Hidhni masën e përgatitur dhe vendosni 4 vezët e plota në mënyrë që secila të jetë për një pjesëtar. Mbulojeni me petën tjetër duke mbyllur mirë anët. Me brumin që hoqët, mund ta dekoroni sipas dëshirës me motive të ndryshme. Futeni në furrë me temperaturë 180 gradë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..