Tortë sfoljatë me çokollatë

Tortë sfoljatë me çokollatëPërbërësit:

-2 peta sfoljatë të gatshme

-400 ml qumësht

-120 g sheqer

-sheqer pluhur

-200 g çokollatë e zezë

-100 g miell

-100 g pana

-1 lugë alkermes (lloj likeri)

-4 vezë

-1 e verdhë veze

-70 g miell misri

-kakao

Përgatitja:

Ngrohim qumështin sëbashku me panën duke u kujdesur që të mos ziejnë, më pas i shtojmë likerin. Në një enë rrahim vezët, bashkojmë sheqerin me dy lugë kakao dhe më pas miellin e misrit. Qumështin dhe panën e bashkuar ia shtojmë vezëve, i përziejmë mirë dhe i vendosim në një tenxhere. Masën e vendosim në zjarr të ulët dhe e përziejmë derisa të nisë të ziejë. Shtojmë çokollatën e copëtuar dhe kujdesemi që ta përziejmë derisa çokollatë të jetë shkrirë dhe të kemi përftuar një masë kremoze.

Marim një tavë ëmbëlsire dhe shtrojmë petën sfoljatë duke mbuluar të gjithë tavën. Shtrojmë kremin e përgatitur dhe e mbulojmë me petën tjetër sfoljatë.

Rrahim të kuqen e vezës me një lugë qumësht dhe një lugë sheqer pluhur dhe e lyejmë tortën e përgatitur. E pjekim në furrë në 180 gradë për rreth 21/25. Tortën mund ta zbukuroni me sheqer pluhur apo copa të vogla çokollate sipas dëshirës.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..