Tortë Semifredo

Tortë SemifredoPërbërësit:

– 4 të bardha vezësh,
– 30 g miell,
– 2.5 l qumësht,
– 4 dl krem (shllag),
– 2 dardha,
– 1 lugë rum,
– 2 të verdha vezësh,
– 200 g sheqer,
– 100 g sheqer pluhur,
– 150 g çokollatë e bardhë,
– 60 g çokollatë.

Përgatitja:

Përgatitni kremin e pastiçerisë, rrihni të verdhat e vezëve me 50 g sheqer, deri sa fryhet shkuma dhe me pas hidhni miellin dhe përziejeni përsëri. Ziejeni qumështin me sheqerin e mbetur, hidheni mbi vezët e rrahura dhe lëreni të trashet në zjarr të ulët, duke e përzier herë pas here, më pas fikeni dhe lëreni të ftohet.

Rrihni të bardhat e vezëve me sheqer duke shtuar sheqerin pluhur dhe thajeni në banjëmari përreth 10 minuta. Thërrmoni çokollatën e bardhë dhe shkrijeni edhe këtë në banjëmari dhe më pas shtojeni në kremin e pastiçerisë që përgatitet.

Qëroni dardhat dhe pritini në copa të vogla dhe më pas lagini me rum për 10 minuta në zjarr të lartë duke i përzier shpesh me një lugë druri. Shtoni dardhat në kremin e pastiçerisë, përbërjes shtojini edhe kremin dhe të bardhat e vezëve që kishit në banjëmari. Hidhni të gjithë përbërësit në një pjatë dhe lëreni në frigorifer për 4 orë. Me kremin që ju ka mbetur dekorojeni bashkë me disa copëza çokollatë.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..