Tortë sarajevase

Tortë sarajevasePërbërësit:
– 12 të bardhë të vezëve,
– 300 g sheqer,
– 200 g kokos,
– 200 g arra. Për mbushje: – 12 të verdhë të vezëve,
– 200 g sheqer,
– 1 margarinë, Për zbukurim: Çokollatë e grirë në rende.

Përgatitja: Shtypeni dëborën e fortë nga 6 të bardhët e vezëve, shtoni 150 g sheqer dhe kokos. Masën e lyer dhe miellin qiteni në tepsi dhe piqeni në temperaturë shumë të lehtë.
E njëjta procedurë përsëritet edhe me 6 të bardhët të vezëve të tjera, por që në vend të kokosit shtohen arrat e bluara. Për mbushje, përzieni të verdhët e vezëve me sheqer dhe zieni në avull derisa të dendësohen. Ftoheni, dhe pastaj shtoni shkumën e margarinës së përzier. Mbushjen lëreni në kore me kokos, mbulojeni koren me arra, lyeni me mbushjen e verdhë dhe zbukurojeni me çokollatën e grirën rende. Priteni në formë katrorësh.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..