Tortë për ndërrimin e viteve

Tortë për ndërrimin e vitevePërbërësit për brumin: 12 vezë, 12 lugë sheqer, 250 gr arra të bluara, 8 lugë miell, lëvore limoni, sheqer vanileje.

Kremi: 1/2 lit. ajkë, 4 lugë sheqer pluhur, 250 gr arra të bluara, 400 gr.çokollatë, 4 lugë rum.

Gatuhen dy kore patishpani:
Tunden 6 të verdha vezësh me 4 lugë sheqer. Shtohen gjysma e arrava të dedikuara për patishpan, 4 lugë miell dhe lëvorja e limonit. 6 të bardhat e vezëve tunden në borë të dendur me 2 lugë sheqer. Të bardhat e tundura shtohen me lugë dhe përzihen me masën e vezëve të tundura më parë. Pasi të krijohet masë e njëllojtë, derdhet në tepsi të shtruar me lëtër dhe piqet në furrë me temp.200*C. Njëlloj gatuhet edhe korja e dytë.

Ajka tundet në krem të hollë. Hidhet sheqeri pluhur. Shtohen arrat e bluara, çokollata e shkrirë e ftohur, rumi dhe të gjitha përzihen me kujdes në një krem të njëllojtë.

Patishpanët priten përgjysëm vertikalisht. Me kremin e përgaditur lyhen të gjitha koret. Torta lyhet edhe mbi e anash me të njejtin krem. Zbukurohet në mënyra të ndryshme sipas dëshirës. Pasi të ftohet mirë, pritet përgjysmë vertikalisht, pastaj në pjesë të holla.

Variant:kremit të përgaditur si më sipër mund t’i shtohen arra të grimcuara,rrush të terur të ulur në rum,zhele bonbone dhe me krem të lyhen tri koret, kurse korja e katërt dhe anash, torta lyhet me kremin e përgaditur si më sipër.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..