Torte parfe me limon

Për parfe limoni:
-210 g sheqer
-120 g lëng limoni
-6 te verdha veze
-lëkur nga 2 limona
-450 g krem qumështi te rrahur qe te jete e trashe.

Për bazën:
-200 g sheqer
-200 g sheqer pluhur
-6 te bardha veze

Për bazën:
Rrahim ne mikser ne shpejtësi te ulet te bardhat e vezëve bash me sheqerin qe te behet marenge e trashe. Ndalojmë rrahjen dhe shtojmë sheqerin pluhur pak e nga pak duke e përzjeve.
Me marengen formojmë 2 disqe me diametër afërsisht 20 cm mbi aluminokart. E pjekim ne furre te parangrohur ne 120 grade C. për 1 1/2 ore.

Për parfe limoni:
Ne një tenxhere te vogël vëmë sheqerin, lëngun e lëkuren e limonit. E vëmë ne zjarre dhe sa merre vale e heqim. E leme te ftohet dhe i shtojmë te verdhat e vezëve dhe përziejmë. E vëmë prape ne ziere te ulet duke e përzjeve gjithë kohës dhe para se te filloj te zieje e heqim nga zjarri.
Heqim sasinë nga tenxherja dhe e leme te ftohet. E përziejmë mire kur ftohet dhe me vone marrim një disk marenge dhe mbi te vendosim gjysmën e kremit. Nga lart vendosim diskun tjetër dhe sipër vëmë gjysmën tjetër e kremit.
E vëmë ne ngrirje dhe e leme për te paktën 5 ore.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..