Tortë me tre shije

 Tortë me tre shijePërbërësit:
6 të bardha të vesë
10 lugë sheqer
15 lugë arra të bluara
3 lugë miell
2 lugë bukë e grirë
Një pluhur paste

Filli:
6 të verdha të vesë
6 lugë sheqer
2 puding vanilla
2 lugë miell
100gr çokollatë
8dcl qumësht
200gr keksa

Udhëzimet:
Të bardhat tunden në shkumë të fortë me sheqer dhe përzihen me miell, arra, prezlle dhe pluhurin për pjekje. Kjo masë vendoset në tepsi të lyer dhe të përmillur dhe piqet në 180 gradë për 15-20 minuta.

Të verdhat përzihen me sheqerin, pudingun, miellin me 2dcl qumësht të ftohët, kurse masa tjetër e qumështit vlohet dhe në këtë qumësht zihen përbërësit me të verdhat e vezës ngadalë dhe bëhet një krem i trashë. Pandispanja e pjekur lihet të ftohet dhe lyhet me gjysmën e fillit dhe pastaj renditen një rendë me keksa katrore dhe pastaj prapë gjysma tjetër e fillit dhe përmbi mbulohet me arrat e mbetura.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..