Tortë me qershi dhe cornflakes

Tortë me qershi dhe cornflakesPërbërësit:

100 gr cokollatë e zezë

150 gr cokollatë me qumësht

50 gr bajame

75 grcorn flakes

9 fleta xhelatinë

500 gr mascarpone

500 gr gjizë

1 pako sheqer vanilla

125 gr sheqer

3 banane

4 lugë gjelle lëng limoni

720 ml qershi të konservuara (komposto)

250 ml ajkë

30 gr niseshte.

Përgatitja:

Për të gatuar këtë ëmbëlsirë duhet që së pari të merremi me përgatitjen e pjesës bazë të tortës. Nisim me copëtimin e cokollatës dhe e shkrijmë në një enë me ujë të nxehtë, më pas i bashkojmë bajamet me cornflakes dhe me pas hedhim cokollatën e shkrirë duke i përzier me kujdes.

Marrim një tepsi me diametër 26 cm, lyejmë pjesën fundore me vaj dhe me pashedhim përzierjen, duke e lënë përreth 1 orë që tëftohet. Zbusim xhelatinën në ujë të ftohtë. Maskarponen, gjizën, sheqerin vanilje dhe 100 gr sheqer e përziejmë bashkë. Shtypim bananet në lëngun e limonit derisa të bëhen në formë pureje dhe i hedhim në masën me gjizë. Rrahim në mikser ajkën. Xhelatinën e copëtojmë me duar dhe më pas e shkrijmë në njëenë të vendosur në zjarr sëbashku me 5 lugë gjelle me gjizën e përzier mirë dhe me pas e përziejmë edhe me masën tjetër të gjizës.

Hedhim edhe ajkën e rrahur dhe vazhdojmë t’i përziejmë mirë. Këtë krem e hedhimmbi shtresën e cokollatës që shtruam më parë në tepsi duke e rrafshuar mirë. E lëmë të ftohet për 3 orë. Kullojmë qershiat e konservuara dhe lëngun e tyre e vëmë në zjarr të vlojë. Marrim 5 lugë lëng qershije dhe i përzijmë sëbashku me sheqerin dhe niseshten në një tenxhere dhe i përziejmë vazhdimisht për 1 minutë në mënyrë që të mos ngjisë. Pasi e largojmë nga zjarri, shtojmë pjesën e qershive dhe i përziejmëdisa herë derisë të ftohet, të cilën më pas e shtrojmë sipër shtresës së gjizës dhe e lëmë të ftohet për 2 orë të tjera.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..