Tortë me portokall

tortePërbërësit

-3-4 portokall
-100 gr margarinë
-250 gr miell
-3 vezë
-250 gr krem djathi
-170 gr sheqer
-1luge e vogle pluhur për pjekje
-Lengu I ½ limoni
-e gjysem limoni Levorja e grire ne rende
-Maje gishtash Krip
-Lengu i nje pertokalli

Hapat

1
Ngrohim furren ne 180 grade.

2
Lyejm kallepin per pjekje 24 cm

3
Ne nje ene perzijme margarinen e mbajtur ne temp. ambienti,sheqerin dhe krem djathin.

4
Ne kete mase shtojme 3 te verdha te vezes,kurse te bardhat i tundim vecmas ne shkume te forte.

5
Ne masen me te verdhat e vezes shtojme gradualisht miellin e perzier me pluhurin per pjekje,shtojme kripen, lengun e limonit,lengun e prtokallit si dhe levoret e grira ne rende te limonit dhe portokallit.

6
Te gjitha keto i perziejme me luge,shtojme ngadale edhe shkumen nga te bardhat e vezes dhe perzijme ngadale me luge.

7
Kallepin e lyer dhe mbuluar me leter per pjekej shtrojme ne gjithe siperfaqen fetat e portokallit ne fund dhe anash.

8
Masen e qesim ne kallep te mbuluar me portokalle dhe rrafshojme mire.

9
Pjekim ne 180 grade per 40-45 minuta ose derisa pjekja veretohet me rremojce.

10
Pas pjekjes dhe ftohjes embelsiren e kthejm permbys ne tabaka dhe largojme letern per pjekje.

11
Servojm ete nxehte ose edhe te ftohte,sipas deshires.Aroma dhe shija e portokallit do ju magjeps juve dhe nuk do te presni te ftohet.Ju befte mire.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..