Tortë me pjeshkë

Tortë me pjeshkëPërbërësit:
-125gr gjalpë,
-4 vezë të tëra dhe 5 të bardha vezësh,
-250gr sheqer pluhur,
-125gr ermik,
-1kg pjeshkë,
-1 sheqer vanilje

Përgatitja:
Tundet gjalpi i zbutur me 100gr sheqer pluhur. Në masën e gjalpit shtohen ermiku dhe 4 të bardhat e vezëve të tundura. Të gjitha përzihen mirë me lugë dhe hidhen në kallëp torte të lyer me yndyrë dhe të përmillur.
Torta futet në furrë të nxehtë me temperaturë mesatare për t’u pjekur. Pasi të ftohet, mbi tortë radhiten pjeshkët e qëruara dhe të prera në flegra. Veçan tunden 5 të bardha vezësh me 150gr sheqer pluhur në një marengë të dendur.
Kjo derdhet mbi pjeshkë dhe torta prapë futet në furrë sa të thahet marenga dhe të marrë ngjyrë të verdhë. Pasi të ftohet pak torta, hapet kallëpi dhe torta vihet në pjatë për tortë, futet në frigorifer për t’u ftohur, pritet në pjesë dhe shërbehet.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..