Tortë me mollë

Tortë me mollëTorta me mollë është një prej ëmbëlsirave që përgatiten më lehtë. Ajo mund të konsumohet në mëngjes e shoqëruar me qumësht, çaj ose kafe, mes vakteve apo edhe si një ëmbëlsirë pas vakteve kryesore.

Përbërësit

-1 pako maja birre

-110 gr gjalpë

-Kanellë

-180 gr miell

-4 lugë qumësht

-1 limon

-4 mollë

-2 vezë

-100 gr sheqer

Përgatitja

Lahen mollët dhe priten në feta. Më pas vendosen në një tigan me 20 gr gjalpë dhe 50 gr sheqer. Skuqen derisa sheqeri të karamelizohet. Më pas, mollët e karamelizuara hidhen në grirëse me pak kanellë derisa të përftohet një masë homogjene.

Kremi i mollëve hidhet në një enë, ku i shtohet mielli, vezët, pjesa tjetër e sheqerit, gjalpi, majaja e birrës dhe qumështi. Përzihen dhe në fund i shtohet lëkura e grirë e limonit.

Masa hidhet në enën e pjekjes, e cila më parë është lyer me gjalpë dhe miell. Mbi masën e brumit vendosim feta mollësh të prera. Ëmbëlsira piqet për 45 minuta në furrë me nxehtësi 180 gradë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..