Tortë me limon

Tortë me limonPërbërësit:

– 300 gr miell
– 3 kokrra vezë
– 300 gr sheqer
– 100 gr gjalpë
– 2-3 kokrra limoni
– 1 gotë me qumësht
– 1 qeskë e vogël me maja në pluhur për ëmbëlsira dhe sheqer pluhur

Përbërësit:

Në një tavë dheu site miellin me majanë, shtoji të verdhat e vezëve të rrahura, sheqerin, gjalpin e shkrirë në banjëmari dhe të vakët, qumështin, lëngun e limonëve dhe në fund të bardhat e vezëve të rrahura dhe të bëra si dëborë. Hidhe këtë përzierje në një formë kundër ngjitjes dhe piqe për 30 minuta në një furrë të nxehur që më parë në temperaturë 130 gradë. Nxirre nga furra, lëre të ftohet, nxirre nga forma mbi një pjatë dhe pluhurose me sheqer pluhur.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..