Torte me lajthi dhe nescafe

Torte me lajthi dhe nescafePerberesit per koren:

-5 te bardhe te vezes
-5 luge sheqer
-Nje vanilje sheqer
-5 luge lajthi te bluara
-Nje qese pluhur paste
-5-6 luge uje te nxehet
-Gjysem luge nescafe

Perberesit per kremin:

-5 te verdha te vezes
-5 luge sheqer
-80 gr qokollate qumeshti
-150 gr margarine
-200 ml ajke e embel

Gllazura:

-100 ml ajke e embel
-100 gr qokollate

Te bardhet e vezes tundet me sheqer derisa te formohet nje shkume e forte dhe i qitet edhe sheqer vanilja dhe pastaj i shtohen lajthite e bluara duke e perzier ngadale qe te behet nje mase homogjene dhe kjo mase qitet ne kallep te vogel te mbuluar me leter per pjekje te lyer me yndyre, ne madhesi me 25 me 35 cm dhe piqet ne temp.180 grade per 15-20 minuta. Pastaj kjo mase laget pasi te piqet me ujin e vale dhe neskafen e tretur dhe lihet te ftohet.

Qumeshti perzihet me te verdhat e vezes dhe zihet ne ene metalike mbi tengjere qe vlon dmth zihet mbi avull dhe pasi te jete shkrire sheqeri i shtohet cokollata e coptuar e bardhe e qumeshtit dhe pastaj margarina e coptuar qe ka qendruar ne temperature dhome dhe e perziejme ngadale derisa te filloj te trashet. Ajka tundet veqmas por jo shume qe te mos trashet ajka shume dhe kete msae e perziejme me masen tjeter dhe e qesim mbi kore dhe e leme te ftohet. Pastaj lyhet me glazuren e pergaditur me perzierjen e qokollates te shkrire me ajke te emebel dhe lihet te ftohet ne frigorifer.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..