Tortë me krem

receta gatimi per pergaditjen e tortës me krem

receta gatimi per pergaditjen e tortës me kremPërbërësit:

Për koren e tortës:

  • kuti masë për kore ,
  • 200 ml ujë të nxehtë ,
  • 100 g vaj apo margarinë ,
  • 2 vezë .

Për kremin:

  • 600 ml qumësht të ftohtë ,
  • 70 g sheqer ,
  • 100 g çokollatë .

Përgatitja

Qiteni në një enë përzierjen për brumë, shtoni ujë, vaj dhe përziejeni ngadalë me mikser elektrik derisa brumi të fillojë të ndahet nga ena dhe lëreni që të ftohet, e më pas qitni dy vezë.

Një të tretën e sasisë qiteni në kallëp të mbështjellë me letër për pjekje, me diametër 20 cm dhe piqeni në furrë të nxehur në temperaturë 200°C, për 20 minuta.

Në të njëjtën mënyrë piqeni edhe pjesën e dytë dhe të tretë të brumit.
Në një enë të thellë qiteni qumështin, shtoni sheqer, pluhur për krem dhe përziejeni me mikser elektrik, për 3 minuta, me shpejtësinë më të madhe. Në gjysmën e kremit qiteni çokollatën e shkrirë.

Koren e pjekur lyejeni me kremin e çokollatës, mbulojeni me koren e dytë, atë lyejeni me krem dhe, në fund, mbulojeni me koren e tretë, të prerë.

Servimi

Një tortë të tillë mund ta servoni menjëherë, vetëm i qitni sheqer pluhur.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
·
Article Categories:
Embëlsira

Comments

Don't Miss! random posts ..