Torte me kivi

Torte me kiviPërbërësit:

-220gr biskota,
-80gr gjalpi,
-300gr ajkë,
-300gr jogurt të pemëve (me shije kivi, dredhëz),
-150gr sheqer pluhur,
-15gr xhelatinë (1 qeskë e gjysmë),
-100ml ujë,
-3-4 kivi.

Përgatitja:

Së pari grimcojmë biskotat, ia shtojmë gjalpin e shkrirë duke i përzierë. Masën e fituar e mbulojmë fundin e tepsisë (tepsi për kek e cila hapet anash ) duke e shtypur mirë.

Kremi:

Xhelatinën e vendosim në një enë të vogël me dy, tri lugë ujë, pjesën e mbetur të ujit e ngrohim, por jo të vlojë. Pasi uji të jetë gati shtojmë xhelatinën e cila ka qëndruar rreth 5 min. duke i përzier.
Në anën tjetër përziejmë ajkën, jogurtin, sheqerin dhe në fund shtojmë xhelatinën e përgatitur.

Kivin e ndajmë si në foto, e vendosim përmbi brumin nga biskotat dhe anash, pastaj shtojmë masën nga jogurti. Në këtë mënyrë shkon në ftohës ku duhet të qëndrojë së paku 2-3 orë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..