Tortë me kafe dhe arra

biskota-me-parmexhan-dhe-fruta-arrore_hdNevojiten:

Për kore (biskotë): 
* 3 vezë
* një lugëz kakao
* 3 lugë arra
* 3 lugë miell
* 3 lugë sheqer

Për mbushje: 
* 250 g sheqer
* 1 të verdhë të vezës
* 2 filxhanë kafe të zier
* 250 g margarinë

Përgatitja:

Arrat imtësohen, tunden të verdhat me sheqer, u shtohet mielli, niseshteja, kakaoja dhe shkuma e të bardhëve të vezëve. Kjo masë qitet në kallëp të rrumbullakët për torta dhe piqet për 40 minuta në 170 shkallë C.

Tunden vezët me sheqer, shtohet margarina e shkrirë, kafeja, dhe kujdesshëm bashkohen. Kjo masë vihet në temperaturë të ulët dhe ngadalë, përzihet derisa të trashet.

Brumi pritet në dy ose tri shtresa dhe secila shtresë lyhet me krem. Në temperaturë të ulët shkrihet sheqeri me pak ujë, përzihet dhe lihet të ftohet. I shtohet lëngu i limonit dhe me anë të duarve formohet një lloj topi. Kjo masë qitet në tenxhere dhe zihet në temperaturë të ulët, pa vluar. Në fund shtohen kafeja dhe uiski.

Torta lyhet me glazurë dhe dekorohet me kokrra të kafesë.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..