Tortë me dredhëza

Tortë me dredhëzaPërbërësit:

– 300 g pandispanjë,
– 200 g çokollatë me qumësht,
– 1 dl pana,
– 150 g dredhëza,
– 100 g kos,
– 100 g djathë kremoz,
– 40 g sheqer,
– 1 gotë liker.

Përgatitja:

Thërrmoni çokollatën dhe shkrijeni në banjëmari, kur të ngrohet shtoni panën dhe përzieni mirë të dy përbërësit. Pastroni dredhëzat dhe pritini në katërsh, lërini për 10 minuta në liker, më pas kullojini dhe kalojini në sheqer. Punoni me kujdes djathin në një enë bashkë me kosin deri sa të përftoni një krem homogjen.

Përhapni në pandkispanjë kremin e çokollatës dhe më pas atë me kos, shpërndani dredhëzat dhe rrotullojeni pandispanjën me kujdes, duke modeluar një role të shtrënguar.

Mbështilleni pandispanjën me letër furre dhe futeni në frigorifer për t’u ftohur për një orë. Më pas priteni në feta dhe shërbejeni.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira · KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..