Tortë me çokollatë dhe luleshtrydhe

Tortë me çokollatë dhe luleshtrydhePërbërësit:
* 1 kokërr avokado të pjekur (gati 150 g)
* 300 g sheqer pluhur
* 350 g miell mundësisht pa gluten
* 50 g kakao e zezë pluhur
* 1 lugë çaji bikarbonat sode
* 2 lugë çaji pluhur pjekjeje
* 400 ml qumësht soje jo i ëmbël
* 150 ml vaj misri
* 2 lugë kafeje lëng vanilje Për kremin e tortës:
* 85 g avokado e pjekur
* 85 g qumësht
* 200 g çokollatë pa qumësht 70% kakao, të thyera në copa (gjendet në të gjithë dyqanet organikë)
* 25 g kakao pluhur
* 125 ml qumësht soje
* 200 g krem sheqer
* 1 lugë kafeje lëng vanilje
* luleshtrydhe dhe boronica për zbukurim

Përgatitja:
Ndezim furrën në temperaturën 190 gradë C. Bëjmë krem me avokadon dhe sheqerin pluhur në një robot kuzhine. Në një tas të madh, hedhim kremin e avokados dhe mbi të shtojmë me radhë vajin, kakaon, qumështin e sojës, miellin e bashkuar më parë me sodën e bukës dhe fryrësin. I përziejmë me një spatul kuzhine duke e sjellë spatulën nga lart- poshtë. E ndajmë në dy tava të rrumbullakëta të lyera më parë me vaj dhe të pluhurosura me miell në mënyrë që të shmangim ngjitjen. Pjekim kekët për gati 20 minuta. I lëmë të ftohen ndërkohë që merremi me përgatitjen e kremit të tortës. Rrahim me një rrahës elektrik avokadon me vajin e misrit derisa të përftojmë një masë kremoze. E kalojmë në një sitë për të shmangur pjesët e forta. Shkrijmë çokollatën në banjëmari dhe e ftohim për gati 6-7 minuta. Sitim kakaon e zezë dhe mbi të shtojmë qumështin e sojës duke e rrahur gjithmonë me një rrahës dore.
Dalëngadalë, shtojmë sheqerin pluhur të situr dhe pa toptha. I bashkojmë sipas radhës të gjithë kremrat, duke filluar nga avokadoja, më pas çokollata e shkrirë dhe kakaoja me qumësht, pa ndaluar rrahjen e ngadaltë. Shtrojmë kremin mbi njërin kek. Më pas, mbi të vendosim kekun tjetër dhe i lyejmë të dy me ndihmën e një spatule. Kekun e zbukurojmë me luleshtrydhe të prera hollë dhe boronica të freskëta. E shërbejmë të freskët.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..