Tortë me çokollatë dhe arra

Tortë me çokollatë dhe arraPërbërësit

-150 gr çokollatë
-300 gr arra
-1 lugë e gjysmë miell
-8 lugë sheqer
-100 gr rrush i thatë
-10 vezë
-150 gr gjalpë
-30 ml rum
-300 ml shtalpë
-10 lugë sheqer

Udhëzimet :

Të bardhat e vezës i rrahim me mikser, duke shtuar 10 lugë sheqer. I rrahim derisa të shkrihet sheqeri dhe derisa të bëhet kremi.
Miellin e hedhim mbi arrat e thërrmuara dhe i përziejmë me dorë. Miellin dhe arrat i shtojmë në krem. Përziejmë me lugë, e shtojmë rrushin e thatë dhe rumin dhe përziejmë derisa të fitojmë një masë homogjene.
Tavën për pjekje e lyejmë me gjalpë dhe në të e derdhim brumin për pandispanjë. E rrafshojmë brumin dhe tavën e vëmë në furrë. Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 175 gradë. Ndërkohë, të verdhat e vezës dhe 8 lugë sheqer i rrahim me mikser. Pasi shkrihet sheqeri, këtë masë e derdhim në një enë të cilën e vëmë mbi një enë tjetër me ujë të valuar në zjarr. Në enë e shtojmë çokollatën e thyer në copë. Përziejmë me telin e kuzhinës dhe e ziejmë kremin mbi avull. Pasi e fiton dendësinë e duhur, kremin e lëmë të ftohet.
Pandispanjën e pjekur e presim në dy copë. Copën e parë e vëmë në enën për torta. Në tenxheren me kremin e ftohur e shtojmë gjalpin dhe i rrahim me mikser. Me këtë krem e lyejmë pandispanjën. Mbi kremin e vëmë copën e dytë të pandispanjës. Tërë tortën e lyejmë me krem.
Në enën për përzierje e vëmë shtalpën. E rrahim me mikser derisa kremi pana ta fitojë dendësinë e duhur. Shiringën e kuzhinës e mbushim me krem pana, me të cilën e zbukurojmë ‘reform’ tortën. Zbukurimin e përfundojmë me arra të shtypura.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..