Torte me biskota

Torte me biskotaPerberesit

-300 grame mjedra te ngrira
-1 kilogram banane
-8 decilitra ajke
-1 konserve e vogel ananas
-14 luge sheqer
-1 paketim i madh kekse “petit beurre”
-3 qeska krem pana
-1 paketim sheqerka per dekorim
-4 decilitra qumesht

Udhezimet

Bananet qerohen dhe priten ne rrathe, ananasi kullohet nga lengu dhe pritet ne katrore, ndersa mjedrat shkrihen dhe gjithashtu kullohen mire.
Ne ene te pershtatshme bashkohen ajka dhe sheqeri dhe perzihen ngadale me tel kuzhine. Shtohen pemet e pergatitura dhe serish perzihen ngadale.
Kekset “petit beurre” ngopen me qumesht te vaket dhe renditen ne kallep per torte, ashtu qe ta mbulojne fundin. Dy rende keksesh palosen njeri mbi tjetrin.
Pastaj shtrihet kremi nga ajka dhe pemet dhe kremi mbulohet me dy rende keksesh te ngopur me qumesht.
Krem pana pergatitet sipas udhezimit ne qeske dhe me te lyhet rendi i fundit i kekseve. Embelsires i hedhen permbi sheqerka per dekorim dhe kallepi per torte mbulohet me kapakun e vet. Embelsira futet ne frigorifer per t’u shternguar
ju befte mir!

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..