Torte me bajame

Nevojiten:
200 g gjalpe
200 g sheqer
300 g bajame
300 g miell
4 veze

Pergatitja:

Qerohen bajamet dhe hidhen ne uje te nxehte ne menyre qe tu hiqet cipa, thahen mire, ose mund te piqen ne furre per disa minuta dhe grihen holle me makine girese.
Rrihet sheqeri bashke me te verdhat e vezeve, shtohet gjalpi I shkrire dhe mielli, perzihen mire.
Rrihen shkume te bardhat e vezeve dhe bashkohen me kujdes me perzierjen e mesiperme, me pas shtojme bajamet e grira.
Lyhet forma me gjalpe dhe hidhet ne te masa e pergatitur.
Futet ne furren e ngrohur me pare ne 180 grade dhe lihet te piqet per 40 minuta.
Pas pjekjes lihet te ftohet ne forme dhe me pas sherbehet.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..