Tortë me akullore

akullorePandispanja: 
Të bardhtë e vezëve tunden derisa të fitohet shkumë e trashë, e pastaj gradualisht shtohet sheqer pluhur dhe tundet gjatë tërë kohës. Nga fundi shtohet 1 lugë uthull dhe tundet edhe 1 minutë.
Në shkumën nga të bardhtë e vezëve shtohet miell dhe përzihet ngadalë me tel kuzhine.
Në tavën drejtkëndëshe shtrohet letër për pjekje, derdhet në të masa e përgatitur dhe piqet 60 minuta në furrën e nxehtë në 150 2C.

Të verdhtë e vezëve dhe 8 lugë sheqer zihen në avull. Përzihen gjatë tërë kohës, derisa të fitohet një masë e mirë kremoze.
Kremi nga të verdhtë e vezëve lihet të ftohet, e pastaj i shtohet gjalpi dhe tundet me mikser.
Në enë të veçantë bashkohen 2,5 decilitra ujë me 3 lugë sheqer, shtohet pluhuri për puding vanilje dhe zihet në temperaturë mesatare, duke përzier gjatë tërë kohës, derisa të trashet pudingu.
Në të njëjtën mënyrë, në përzierje të ujit dhe të sheqerit të mbetur, zihet edhe pudingu i çokollatës, shtohet çokollata e copëtuar dhe përzihet derisa të shkrihet ajo.
Kremi nga të verdhtë e vezëve ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë shtohet pudingu i vaniljes, ndërsa në pjesën e dytë shtohet pudingu i çokollatës dhe përzihet mirë.

 

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Akullore · Embëlsira

Comments

Don't Miss! random posts ..