Torte me ajke,molla dhe puding

ajkePerberesit per nje tepsi 22-24 cm:

200 gr Miell

60 gr Sheqer

Nje luge qaji pecive

Nje veze

100 gr Gjalp

3 Molla

…………………………………………………………………………….

Per pudingun:

500 ml Leng molle

Nje pako e gjysem puding me shije vanille

100 gr Sheqer

…………………………………………………………………………….

300 ml Ajke

Nje pako pluhur shllagu

2 Pako sheqer vanille

Pak kanell

Pergaditja:

1.Lyejme tepsi .Furren e nxehim ne 180 Grad.

2.Per bazen e tortes marim miellin,sheqerin,peciven,vezen dhe gjalpin e ngjeshim me duar deri sa te behet nje brume homogjen.E vendosim brumin ne tepsi duke e mbuluar tere pjesen e poshtme te tepsise.E vendosim ne furre te pjeket 10 minuta.(Merrni nje tepsi qe ju largohet rrethi).

3.Per mbushjen marrim mollat i qerojme ia heqim berthamat dhe i presim ne katrore te vegjel.I hedhim ne tenxhere dhe me pak uje i vendosim mbi zjare per pak minuta qe te zbuten pastaj i shperndajme ne tere siperfaqen e petes ne tepsi.

4.Me lengun e molles pergadisim pudingun me perberesit e larteshenuar per pudingun dhe pasi te trashet pudingu e derdhim siper mollave ne tepsi qe jane.E vendosim torten ne furre te pjeket edhe 30 minuta pastaj e largojme dhe e lem disa ore te ftohet.

5.Pasi te jete ftohur torta e lyejme siper me ajken e rrahur me sheqer vanillen dhe shllagun duken i hedhur siper edhe pak pluhur kanelle.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..