Torte me ajkë të ëmbël

Torte me ajkë të ëmbëlPerberesit:
-6 veze
-6 luge sheqer
-3 luge miell
-2 luge kakao

Kremi:
-450 ml ajke e embel(hopla)
-2 luge exrakt vanile ose 2 sheqer vanile
-2 luge sheqer pluhur

Glazura:
-100 gr cokollate per zierje
-50 ml ajke e embel
-50 gr margarin:

Udhezimet:
Ndahen te bardhat nga te verdhat e vezeve.

Te bardhat tunden me sheqerin derisa te formohet nje shkume e forte.

Shtohen nje nga nje te verdhat duke vazhduar me rrahjen .

Shtohet mielli dhe kakao dhe tanim e perziejme mire me tel dore derisa te perzihet mire masa.

Masen e qesim ne kallep te lyer dhe te mbuluar me leter per pjekje me madhesi 25 cm.

Pjekim ne temperature 180 grade per 20 minuta.

Pandispanjen e pjekur e leme te ftohet teresisht.

Tundim ajken e embel me sheqerin pluhur dhe me pas shtojme sheqer vaniljen.Tundja nuk duhet zgjatur shume qe mos te kaloj ajka ne mase yndyrore.

Pandispanjen e ftohur e njomim me pak qumesht cokollate ose me nje neskafe ne qese te tretur me uje.

Ajken e tundur e qesim persiper pandispanjes se ftohet.

Krejt ne fund shkrijme cokollaten me ajken e embel dhe margarinen dhe qesim persiper.Embelsiren e pergaditur ne kete menyre e leme te ftohet per 1 ore dhe mund ta sherbejme.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..