Tortë e lehtë portugeze

Tortë e lehtë portugezePërbërësit:

-150g gjalpë
-150g sheqer
-2 vezë
-Lëvorja e portokallit/limonit
-230g miell
-1 lugë pluhur për pjekje
-2-4 lugë qumësht
-Copë të mëdha të portokallit/limonit, të prera mirë për sipërfaqen e tortës

Për sipërfaqe: Sheqer pluhur

Përgatitja:
Përzieni bashkë sheqerin me gjalpën. Veçmas, tundni vezët me lëvoren e portokallit e cila duhet të imtësohet shumë. Më pas përzieni miellin me pluhurin për pjekje dhe hidhni qumësht. Përzieni me lugë të gjitha derisa të fitohet një masë. Më pas hidhni copët e imtësuara të portokallit (pa lëvore) në të dhe përzieni mirë. Piqeni për 35 minuta apo derisa sipërfaqja e tortës të jetë fryrë.
Më pas lëreni tortën të ftohet për 5 minuta, dhe hidhni pak sheqer pluhur mbi sipërfaqe, para se ta ktheni në raft. Nxireni pas disa orëve. Ju bëftë mirë!

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..