Tortë e kripur me kungulleshka dhe proshutë

Perberesit per 1 torte mesatare

-1 pako pete sfoljat te gatshme
-300gr Kungulleshka (2 mesatare)
-100gr proshute te pjekur
-150gr djath guda (ose djath tjeter qe shkrin)
-2 luge djath kackavall te grire
-1 thelpi hudher
-borzilok
-pak vaj ulliri
-kripe
-piper

Kaverdisim ne zjarr te ulet me pak vaj ulliri kungulleshkat e prera ne copa jo shume te vogla bashke me hudhren e grire holle dhe pak kripe. I leme ne kete menyre me kapak mbyllur per rreth 15 minuta derisa te zbuten.

Ne nje tas perziejme shume mire proshuten dhe djathin guda te prere ne kubik te vegjel, kungulleshkat, djathin kackavall, pak kripe, piper, borzilok dhe 1 luge vaj ulliri.

Ne taven qe do te pregatisim torten e kripur, shtrojme nje leter furre dhe mbi te peten sfoljat duke cpuar me pirun disa here fundin e saj. Palosim anet nga brenda dhe hedhim perberjen qe pregatitem me siper duke e niveluar mire. E pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 25-30 minuta. E nxjerrim nga furra, e leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti dhe e servirim te prere ne feta.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..