Torte e ftohte me arre kokosi

Perberesit

…per kekun me çokollate

-120gr gjalp ne temperature ambjenti
-150gr çokollate te zeze per gatim
-4 veze
-130gr miell
-20gr niseshte
-150gr sheqer normal
-40gr sheqer pluhur
-1 luge te vogel pluhur pjekes
-pak kripe
-pak vanilje
-…per kremin me arre kokosi

650ml qumesht
350ml pana te fresket per embelsira te pasheqerosur
200gr arre kokosi pluhur
100gr sheqer
30gr niseshte
12gr xhelatine pjeshke ne flete (ose 6 flete)
Pije me shije kokosi

PERGATITJA E KEKUT ME COKOLLATE

Si fillim, vendosim per te shkrire çokollaten e zeze ne banjomari ose ne zjarr shume te ulet derisa te perftojme nje krem çokollate plotesisht pa kokerriza.

Nderkohe, rrahim me ndihmen e nje rrahesi elektrik gjalpin ne temperature ambjenti me sheqerin pluhur dhe te verdhat e vezeve derisa perberja te fryhet dhe te marre ngjyre te hapur. Shtojme çokollaten e shkrire te ngrohte dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa sekonda.

Ne nje ene tjeter, rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te formohet nje perberje qe nuk bie nga tasi, shtojme pak nga pak sheqerin normal dhe vazhdojme rrahjen. Te bardhat e vezeve ia shtojme perberjes me te verdha vezesh duke e perziere me kujdes nga poshte lart ne menyre qe te mos bjere volumi. Shtojme se fundi edhe miellin, niseshten dhe pluhurin pjekes te situr paraprakisht duke i perziere mire.

Lyejme me pak gjalp dhe miell nje tave te rrumbullaket me diamter rreth 26cm, shtojme perberjen e mesiperme dhe e nivelojme me kujdes. E pjekim ne furre te parangrohur ne 160°C per rreth 30 minuta, gjithmone duke bere proven e pirunit per te pare nese eshte pjekur ne brendesi. E leme te ftohet plotesisht, me pas e heqim nga tava dhe e vendosim ne frigorifer nderkohe qe pregatisim kremin.

PERGATITJA E KREMIT ME ARRE KOKOSI

Vendosim ne nje ene te vogel me uje te ftohte fletet e xhelatines se pjeshkes per rreth 10 miuta derisa te zbuten.

Ne nje tenxhere, hedhim qumeshtin, arren e kokosit pluhur dhe e vlojme per rreth 1 minute. Fikim zjarrin dhe shtojme sheqerin dhe niseshten duke e perziere shpejt ne menyre qe te mos formohen kokerriza. Shtojme xhelatinen e shtrydhur mire . E leme te ftohet plotesisht perberja ne temperature ambjenti.

Ne nje ene, rrahim per vetem pak sekonda panen per embelsira dhe ia shtojme perberjes se mesiperme duke e perziere me delikatese derisa te formohet nje krem homogjen. Ky eshte kremi me te cilin do te mbushim torten.

PERGATITJA E TORTES SE FTOHTE

Kekut me çokollate i heqim koren e siperfaqes dhe e ndajme ne dy pjese te barabarta horizontalisht. Te njejten tave ku pregatitem kekun, e pastrojme, e veshim me leter furre dhe vendosim njeren gjysme te kekut. Shtojme te gjithe kremin me arre kokosi dhe e nivelojme mire. Vendosim edhe pjesen tjeter te kekut me çokollate duke ushtruar pak presion me duar. E vendosim embelsiren ne frigorifer per gjithe naten.

Ne momentin e servirjes, e heqim nga tava dhe e dekorojme sipas deshires: me kakao pluhur, me arre kokosi ose me pak pana te rrahur. Kjo torte ruhet ne frigorifer per maksimumi 3 dite.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..