Torte Djathi

Perberesit:
-1 pako biskota digestive,
1 filxhan arra ose bajame,
-1/2 pako gjalpe 1 pako krem djathi(mascarpone), 1 filxhan qumesht panda(qumesht i embel dhe i trashe),2 limona, 1 vazo -recel/marmelade luleshtrydhe ose fruta te pyllit(mund te perdorni cdo lloj receli ose marmelade)

Pergatitja:

Ne rradhe te pare pergatisim bazen e embelsires.Ne mixer(blender) vendosim biskotat dhe arrat.Shkrijme gjalpin dhe e perziejme me biskotat dhe arrat e shtypura.Kete mase e shtrojme ne nje tepsi pyrex dhe e ngjeshim mire me dore, qe te formohet nje shtrese e njetrajtshme.Ne mixer rrahim kremin e djathit(mascarpone) me lekuren e grire te dy limonave dhe qumeshtin panda, derisa masa ta shtoje vellimin.Kremin e perftuar e shtojme mbi biskotat.Per te perftuar salcen qe do te hedhim mbi krem, hollojme recelin(marmeladen)me pak uje.Kete salce do ta hapim mbi shtresen e kremit te embelsires vetem pas nje ore, pasi ta kemi vendosur njehere embelsiren ne frigorifer qe te mpikset pak.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Brumëra

Don't Miss! random posts ..